Analisti Viktor Buzhala ka reaguar për zhvillimet e fundit që lidhen me Richard Grenell, duke kritikuar mediat dhe gazetarët që, sipas tij, po e minimizojnë rolin dhe ndikimin e tij.
Buzhala tha se disa media janë gëzuar për paraqitjen e Grenellit në një panel me Donald Trump, duke aluduar se ai mund të largohet nga çështjet që lidhen me Kosovën. Sipas tij, një qasje e tillë është sipërfaqësore dhe e gabuar.
Ai theksoi se mediat gjermane e kishin bojkotuar Grenellin gjatë kohës kur ai ishte ambasador në Gjermani, ndërsa kritikoi qëndrimet në Kosovë ndaj tij. Buzhala e akuzoi Grenellin për mbështetje ndaj politikave të Aleksandar Vučić dhe për veprime që, sipas tij, mund të dëmtojnë interesat e Kosovës.
Postimi i plotë:
Pikerisht kete Grenellin e kane bojkotu shumica e mediave gjermane sa ishte ambasador ne Gjermani. Gazetaret e atjeshem e bene sepse e duan vendin e vet.
Nderkohe, ketu na akuzojne ne qe nuk e duam ne pozita te rendesishme. Ku me e deshte dike qe mban titullin e nderit me te lartin ne Serbi.
Qysh mos me te pengu nje individ qe lobon per Serbine e Vuciqin, kur ai shkon ne Amerike per me marre leje me i ba dem Kosoves.



Të tjera
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin
Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, në fokus siguria rajonale