Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar dorëheqjen e Richard “Ric” Grenell nga posti i drejtorit të John F. Kennedy Center for the Performing Arts, një rol që ai e mbajti që nga emërimi në shkurt 2025.
Largimi i Grenell vjen në një kohë kur aktivitetet dhe ndikimi i tij në diplomacinë rajonale, sidomos në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kanë qenë objekt diskutimesh të shumta.
Shkarkimi i tij ngre pyetje mbi pasojat për politikën e SHBA-së në Ballkan dhe mundësinë që ky zhvillim të shihet si një hap pozitiv për Kosovën dhe stabilitetin rajonal.
E për këtë temë, për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi, i cili mirëpriti shkarkimin e Grenell nga Trump, madje tha se nëse nuk e emëron më në ndonjë post, do ishte një goditje e madhe për të.
“Ndryshe nga mandate i tij i parë 2017-2021, Richard Grenell në këtë mandat të presidentit Trump pati një karrierë të pa arrirë dhe të dobët. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2024 ai shihej si pretendent për postin e sekretarit të Shtetit Amerikan. Së paku me këtë lloj shprese i kishte ushqyer Grenell liderët autokratë të Ballkanit, përkatësisht presidentin e Serbisë, Vuçiq, kryeministrin e Shqipërisë, Rama dhe presidentin e Republikës Srpska, Dodik. Të gjithë në Serbi, si dhe të korruptuarit dhe destruktivët në Beograd e Banja Luka prisnin kurorën e shefit të diplomacisë amerikane për Grenell.
Zhgënjim i madh ishte mosemërimi i tij në këtë post ose në ndonjë post më të rëndësishëm në vendimmarrjen e SHBA-ve. Grennell u caktua thjesht drejtor i qendrës John F. Kennedy në Uashington. Një qendër që kishte më shumë lidhje me artin, sesa me politikën. Tani ai është shkarkuar edhe nga kjo detyrë. Emërimi dhe shkarkimi sipas mendimit tim kanë arsye e shkaqe të përbashkëta, por edhe të ndryshme. Shkarkimi nga kjo detyrë kaq minore, nëse nuk shoqërohet me ndonjë emërim tjetër më shumë se kaq, është shuplakë akoma më e madhe sesa emërimi në shkurt të vitit të kaluar”.
Krahas kësaj, Bytyçi analizoi se si erdhi deri te tensionimi i raporteve Trump-Grenell, derisa tha se ky i fundit kishte stil autoritar dhe shtonte kritikat ndaj SHBA me sjelljet e tij arrogante.
Më, tej profesori tregoi se si diplomati amerikan shfrytëzoi afërsinë me presidentin, ku më pasi pikërisht ai luajti rolin e “shërbëtorit” të Vuçiqit.
Madje, sipas tij, Grenell ka mundësi të jetë i përfshirë edhe në afera korruptive.
“Nga ana tjetër duket se Richard Grenell, duke shfrytëzuar afërsinë e tij me presidentin gjatë mandatit të tij të parë, është afruar shumë edhe me familjen Trump. Deri në atë masë sa pa ndonjë ekspertizë të mirëfilltë ta bëjë djalin e Trump lolo në duart e serbëve me projektin e dështuar të Kullës Trump në Beograd. Ajo që ka bërë Grennell në këtë rast si shërbëtor i Aleksandër Vuçiq, është e pazakontë për një politikan dhe diplomat. Por, ka mundësi që Grenell të jetë përfshirë edhe në afera tjera si kjo e Beogradit dhe ende nuk e dimë se si do të shkojë e përfundojë edhe marrëveshja me padishahun e Shqipërisë. Përvoja edhe me këtë padiishah na tregon se ai i përdor të gjithë për propagandë, për mashtrim dhe në fund… Po bëhen shtatë vite që kur ndërmori fusgatën e propagandës për Durrës Marina dhe një tullë nuk është vënë aty. Kështu do të përfundojë dhe marrëveshja e ndërmjetësuar nga Grennel për Sazanin dhe Zvërnecin në Vlorë.
Në fund, ai parlajmëroi se qasja e Grenell ndaj shqiptarëve është e rrezikshme dhe se i njëjti vlerëson se është i përkushtuar për të ndikuar në Kosovë në favor të Serbisë.
Kësisoj, dërgoi mesazh se, Kosova do të bëhet kur të gjithë në këtë vend do ta injorojnë Grenellin.
“Për hir të së vërtetës edhe opozita e Shqipërisë gjatë zgjedhjeve në SHBA e shihte Grenellin si faktor ndihmës për të, nisur nga fakti se kjo opozitë është e pozicionuar pozitivisht nga politikat e Donald Trump. Por duket se edhe ajo u zhgënjye më pas kur pa se Grenell nuk është më i preferuari i Trump për poste të larta. Megjithatë duhet që gjithnjë të kemi kujdes nga intrigat e Grennell. Edhe nëse ai mbetet qytetar i lirë e pa funksione në SHBA ka aq kredenciale sa të bëjë keq. Ai është i përkushtuar për të ndikuar në Kosovë në favor të Serbisë sidomos me përkrahjen që ua bën politikanëve të saj që janë pro kompromiseve me Beogradin. Kurti dhe askush tjetër që nuk pranon compromise, ai i shpall anti-amerikanë. Luan kështu me ndjenjat e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo është edhe qasja më e rrezikshme e tij. Në fakt me miqësinë amerikane luan në Kosovë edhe një pjesë e opozitës dhe kundërshtarëve të tjerë të Albin Kurtit.
Kosova do të bëhet kur të gjithë në këtë vend do ta injorojnë Grenell dhe të gjithë grennellet e tjerë kudo që ndodhen!” – përmbylli Enver Bytyçi



Të tjera
Shenjat që tregojnë se dikush është xheloz për jetën tënde
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin