Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë pëlqyer propozimet e partive opozitare që zgjedhjet të mbahen më 26 janar. Dejona Mihali Koordinatorja e Komiteteve të kësaj partie, tha se opozita dëshiron që të fushata zgjedhore të fillojë më 24 dhjetor, një ditë para krishtlindjeve.
“Interesant çfarë opozite. Po dëshirojnë të fillojnë fushatë zgjedhore me 24 dhjetor.
Kjo është pikërisht një nga ato temat që më mirë kur i thotë Vlora Çitaku dhe Hykmete Bajrami. Nejse edhe Ramush Haradinaj se dhe AAK e ka këtë kur kanë me thënë nga ato gjërat që skuqen të gjithë nga turpi”, shkroi Mihali në Facebook.
Dje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mblodhi liderët e partive politike për të diskutuar reth shpalljes së datës së zgjedhjeve. Tre krerët e partive opozitare – Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj ishin prezentë, por jo edhe kryetari i partisë më të madhe Albin Kurti.
Kujtojmë se tre liderët opozitarë dhanë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve, 26 janarin.



Të tjera
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes