Haxhiu pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha

Haxhiu pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Pas këtij takimi, ministri Hoxha pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ndërsa në orën 12:00 do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ministri Hoxha do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.