Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka mirëpritur heqjen e të gjitha masave financiare nga Komisioni Evropian të vendosura ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në X, Konjufca tha se nga ky zhvillim presin të hapet një fazë e re e angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga KE: të gjitha masat e BE-së për Kosovën janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare e pezulluar më parë është liruar.
Ne presim që kjo të hapë një fazë të re angazhimi konstruktiv dhe progresi konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar ai.



Të tjera
Këshillat që duhet pasur parasysh, për një rrezitje perfekte
Pas largimit, Guardiola zbulon gabimin më të madh që bëri te Man City
Përfitimet shëndetësore nga fasulet