Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor për intervistim ushtruesen e detyrës së kryeshefes së Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë.
Marrët vesh se në stacionin policor janë shoqëruar tre persona. Në mesin e tyre, sipas burimeve, është shoqëruar edhe ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK’së Igballe Rexha- Jashari. Dyshimet e para janë për shkak të ndryshimit të aksioneve të pronësisë së një biznesi. Policia ka bastisur zyret e ARBK’së, duke mos lejuar punëtorët të futen në objekt.



Të tjera
Abramovich nuk i jep miliardat e Chelseat për Ukrainën, rrezikon t’i humbë ato
Zelensky: Trumpi nuk do që ta ‘irritojë’ Putinin!
Ushtria izraelite arreston 16 gra palestineze gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor