Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar homologun e tij te Real Madrid, Alvaro Arbeloa, pasi skuadra e tij u eliminua nga UEFA Champions League, duke deklaruar se ai ka një karrierë të gjatë përpara në trajnim.
Pavarësisht se kjo ishte humbja e katërt ndaj Real Madridit në fazën me eliminim direkt të Champions League në pesë vitet e fundit, Guardiola nuk e cilësoi “Los Blancos” si sfidën më të madhe në karrierën e tij si trajner.
Ashtu si në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabéu”, skuadra e Guardiolës dominoi minutat e para, por nuk arriti të konkretizojë rastet. Penalltia e shënuar nga Vinicius Junior dhe kartoni i kuq për Bernardo Silva pas 20 minutash pothuajse i shuan shpresat për rikthim në ndeshje.
“Ne jemi një ekip i jashtëzakonshëm, i jashtëzakonshëm. 15 minutat e para sot; 15 minutat e para në Bernabéu. Gabimi që çoi te goli i parë… nuk e mbrojtëm mirë një top të gjatë për Federico Valverde. Ne jemi një ekip i jashtëzakonshëm, luajmë futboll shumë të mirë. Urime Real Madridit dhe të gjithëve ju (qesh),” ka deklaruar ai për Diario AS pas ndeshjes.
Pas një tjetër humbjeje ndaj Real Madridit në Champions League, Guardiola u pyet nëse madrilenët përfaqësojnë sfidën e tij më të madhe që nga koha kur është trajner i Manchester Cityt.
“Sfida ime më e madhe ka qenë Jurgen Klopp. Ju këtu ishit në Spanjë dhe nuk e kuptonit si ishte ajo. Të luash kaq shumë herë kundër Real Madridit, me gjeneratën që kishim, ne ishim mjaftueshëm të mirë. I fituam të dyja ndeshjet. Statistikisht ishim të barabartë; ata na eliminuan më shpesh, por bazuar në mënyrën se si luajtëm, mendoj se edhe ata e dinë këtë.”
Real Madridi pritet të përballet me Bayern Munich në çerekfinale, skuadër që ka epërsi 6-1 nga ndeshja e parë kundër Atalanta.



Të tjera
Su*lmi iranian shkakton zj@rr në impiantin e gazit në Katar
6:2, Barcelona e pandalshme sonte ndaj Newcastle
5 justifikime që përdorin gjithmonë njerëzit e pasuksesshëm