Një vepër e veçantë arti është zbuluar në ambientet e jashtme të stadiumit Stadio Diego Armando Maradona, në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e klubit SSC Napoli.
Sipas raportimit të Sky Sport Italia, murali i madh është realizuar nga artisti i njohur napolitan Jorit dhe paraqet 11 legjenda të historisë së klubit, të përzgjedhura drejtpërdrejt nga tifozët.
Në këtë vepër janë përfshirë emra ikonë si Diego Maradona, Marek Hamsik, Dries Mertens dhe Edinson Cavani, së bashku me figura të tjera historike që kanë lënë gjurmë në klub.
Murali është pjesë e programit të gjerë të festimeve për centenarin e Napolit, që do të kulmojnë gjatë verës, ku pritet të organizohet edhe një ndeshje speciale mes legjendave të klubit.
Kjo vepër artistike konsiderohet si një homazh për historinë dhe identitetin e Napolit, duke bashkuar breza të ndryshëm lojtarësh në një simbol të vetëm, në “shtëpinë” e klubit.



Të tjera
Si ndikojnë ngjyrat e rrobave në disponimin tuaj
Juventusi vihet pas Bernardo Silvës, kontaktet e para me agjentin
Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës