Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje shumë interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.
Vëmendja pa asnjë diskutim do të jetë në derbin lokal mes Gjilanit dhe Dritës, që zhvillohet në stadiumin e qytetit. Të dy skuadrat kanë ambicie tani të njëjtë andaj kërkohen pikët e plota.
Drita me një fitore do të merrte kreun dhe të shkëputej plus tre ndërsa “Skifterët” do të hynin në garë për titullin kampion.
Në anën tjetër, Malisheva gjithashtu e pret Llapin. Vendasit po synojnë Evropën andaj fitorja është e nevojitshme, derisa te skuadra e Tahir Batatinës duan t’i ikin rënies.
Në sfidën e fundit, Dukagjini do të përballet me Prishtinën e Re. Dy skuadrat kanë nevojë për fitore pasi po luftojnë për mbijetesë.
Kujtojmë, të gjitha sfidat do të nisin nga ora 13:00./Telegrafi/



Të tjera
Finalja e “EFL Cup”, Arsenali dhe Manchester City luftojnë për trofeun e parë të sezonit
Ushqimet që treten më shpejt
Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit