Finalja e “EFL Cup”, Arsenali dhe Manchester City luftojnë për trofeun e parë të sezonit – Ekonomia Online

Finalja e “EFL Cup”, Arsenali dhe Manchester City luftojnë për trofeun e parë të sezonit

Sot do të luhet finalja e madhe e “EFL Cup”.

Finale kjo që vë liderin e Premierligës, Arsenalin dhe Manchester Cityn që është në vend të dytë.

Mundësi e madhe do të jetë për Mikel Artetën, i cili synon trofeun e tij të tretë me Arsenalin si trajner.

Kujtojmë se ndeshja luhet në stadiumin ikonik “Wembley”, në orën 17:30./IndeksOnline/