Në javën e 29-të të La Liga, Mallorca u mposht 2-1 në udhëtin ndaj Elches.
Te Mallorca, Vedat Muriqi humbi një penallti në minutën 90+2 të ndeshjes.
Sulmuesi kosovar foli pas ndeshjes për penalltinë e humbur: “Humba një penallti. Këto gjëra ndodhin, por bëhet fjalë për jetën tonë! Një lojtar si unë duhej të shënonte. Pavarësisht se e humba, do të vazhdoj të godas penalltitë. Jam i sigurt se do t’i jap shumë gëzim ekipit dhe tifozëve.”
31-vjeçari në fund u kërkoi falje tifozëve duke thënë: “Më vjen keq për ta.”
Këtë sezon në Spanjë, Muriqi ka zhvilluar 27 ndeshje, duke realizuar 18 gola dhe 1 asist./Klankosova.tv



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së