Të dielën, para finales së Kupës së Ligës së Anglisë (Carabao Cup), Pep Guardiola iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe komentoi një pyetje në lidhje me ndeshjen ndaj Arsenalit.
“Shikoni çfarë po ndodh në botë, jemi në një kaos të pabesueshëm dhe askush nuk po bën asgjë. Gjithçka po ndodh pas skenave. Bota do të shembet dhe ne ende flasim për ‘lojërat e errëta’ të njërës palë apo tjetrës. Ka gjëra më të rëndësishme se kjo.”
Guardiola në muajt e fundit nuk ka heshtur edhe për kauzën palestineze, dukë dënuar gjenocidin në Gaza.
Finalja mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të luhet të dielën në orën 17:30 në stadiumin Wembley./Klankosova.tv



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së