Mbyllet pa fitues ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re – Ekonomia Online

Mbyllet pa fitues ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re

Dukagjini nuk ka arritur ta mposhtë as skuadrën e fundit në klasifikim, Prishtinën e Re, duke e çuar serinë negative pa fitore në 11 ndeshje rresht.

Ndeshja në Klinë u mbyll në barazim 1–1. Prishtina e Re humbi penallti në pjesën e parë me Toni Gomes që goditi traversën.

Skuadra kryeqytetase kryesoi me golin e Kargbo në minutën e 54-të. Ishte Altin Mërlaku në vijim që barazoi për Dukagjinin.

Dukagjini ka 34 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Prishtina e Re zë vendin e fundit me 24 pikë./Klankosova.tv