Përfaqësuesja e Sllovakisë po hyn në ndeshjen ndaj Kosovës me më shumë kujdes sesa pritej fillimisht, teksa mediat atje kanë ndryshuar tonin dhe e konsiderojnë këtë duel si shumë të hapur.
Fillimisht, shorti ishte parë si i favorshëm për Sllovakinë, por tani analizat në shtypin sportiv theksojnë se Kosova është një kundërshtar i rrezikshëm, sidomos për shkak të formës dhe motivimit të lartë, transmeton Klankosova.tv.
Një tjetër element që po theksohet shumë është atmosfera në stadium. Mediat sllovake paralajmërojnë praninë e mijëra tifozëve kosovarë në Bratislavë, çka mund ta kthejë ndeshjen në një terren pothuajse neutral dhe të shtojë presionin mbi vendasit.
Sa i përket gjendjes së skuadrës, trajneri Francesco Calzona ka në dispozicion shumicën e lojtarëve kryesorë, por ka shqetësime serioze për disa prej tyre. Kapiteni Milan Skriniar vjen pas një periudhe pa ndeshje për shkak të lëndimit, ndërsa edhe mesfushori kyç Stanislav Lobotka nuk është në gjendjen më të mirë fizike.
Këto dyshime për lojtarët kryesorë konsiderohen si dobësi e madhe për Sllovakinë para përballjes.
Në përfundim, Sllovakia mbetet favorite në letër, por mediet vendase e bëjnë të qartë se përballë Kosova nuk do të ketë asgjë të lehtë, duke paralajmëruar një ndeshje të fortë dhe të paparashikueshme.



Të tjera
Hudhër dhe limon për thonj të shëndetshëm
ShBA ka biseduar me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Gënjeu për faljen e Netanyahut