Turqia ka shënuar fitore në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës ndaj Rumanisë me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kadioglu në minutën e 53-të, pas një asistimi magjik nga Arda Guler, shkruan Arbresh.info.
Rumunët patën rastë ta barazojnë menjëherë takimin por goditja e Hagit nuk shkoi në portë.
Rumania pati një tjetër mundësi të artë të shënoj por topi u ndal në shtyllë. Deri në fund turqit u mbajtën dhe siguruan finalen e play-offit të Kupës së Botës.
Aty do ta presë fituesin e ndeshjes Sllovaki – Kosovë.



Të tjera
VIDEO/ Çmenduri në Sllovaki, Kosova shënon golin e tretë! Del në avantazh
Barazon Kosova, shënon Veldin Hoxha ndaj Sllovakisë
Kosova kalon në epërsi, Muslija shënon golin e tretë