Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të duelit mes Sllovakisë dhe Kosovës.
Sllovakët dhe Dardanët do të ballafaqohen në Bratislavë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Kosova në duel me Sllovakinë do të jetë pa dy lojtarët kryesorë, kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahun.
Megjithatë, djemtë tonë të cilët do të jenë në terren, pritet të bëjnë më të mirë në mënyrë që të mposhtim sllovakët dhe të jemi edhe më afër ëndrrës sonë, kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
Formacionet zyrtare:
Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec, Haraslin.
Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi.
Ndeshja Sllovaki-Kosovë fillon në orën 20:45.



Të tjera
Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”
Kosova e mposht Sllovakinë për të siguruar finalen e fazës “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës
Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër