PDK-ja: Nëse dështon Kurti, do të marrim iniciativën për të formuar Qeverinë

PDK mohon ofertën për postin e Presidentit

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative.

PDK njofton se do të thërrasë Këshillin Drejtues për të diskutuar zhvillimet politike dhe hapat e ardhshëm.

“Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative. Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm”.