Kurti: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet dhe nuk ka debat që nuk mund të zhvillohet

Ky është shekulli i shqiptarëve në sport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në prag të ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Botëror, përcjell KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se të dyja kombëtaret do të luajnë si mysafire, por me mbështetjen e një kombi të tërë pas tyre. Ai ka vënë në pah rëndësinë e këtyre përballjeve, duke i cilësuar si momente ku sporti dhe përfaqësimi kombëtar bashkojnë shqiptarët.

“Kosova me Sllovakinë, Shqipëria me Poloninë, të dyja në ndeshjet jashtë vendit, në sytë e gjithë kombit. Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndrrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë. Forca, përpara e faleminderit për çdo emocion!”, ka shkruar Kurti.