Sipas ZRrE-së, vendimi është shtyrë deri më 1 maj të këtij viti, dhe arsyetim i tyre është nevoja për një analizë më të thelluar, transmeton Klankosova.tv.
“Konsumatorët që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të vazhdojnë procedurat e kalimit në furnizuesin e zgjedhur sipas afateve dhe procedurave të parashikuara. ZRRE do të vazhdojë të monitorojë procesin me kujdes dhe do të njoftojë publikun në kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, ZRrE ka paralajmëruar se vetëm 50 kompani do të kalojnë në treg të hapur, burime të gazetares së Klan Kosova, Sala Gashi, bëjnë të ditur se dyfish më shumë kompani do të kryejnë këtë tranzicion, pra rreth 111 kompani.



Të tjera
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshihet në Moskë
Kurti udhëton drejt Francës, ka një drekë pune me Macronin
Kina përmirëson imazhin në Azinë Juglindore