Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu zhvilloi sot një takim me përfaqësueset e Forumi Ekonomik i Grave, që shërbeu si mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave aktuale.

Në njoftim thuhet se, gjatë takimit u diskutua për fuqizimin ekonomik të grave, barrierat që kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe nevojën që politikat publike të përkthehen në mundësi konkrete.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat që angazhohen në këtë drejtim, kryetarja Haxhiu ritheksoi zotimin e saj për trajtimin e këtyre çështjeve përmes politikave konkrete.