Nëntë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë sot betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të Presidencës, anëtarët e rinj, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, u betuan për ushtrimin e detyrës së tyre.
Me këtë rast, presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar se sistemi zgjedhor i Kosovës ka kontribuar vazhdimisht në forcimin e demokracisë në vend.
Ndërkaq, anëtarët e rinj të KQZ-së u zotuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, të paanshme, profesionale dhe me përgjegjësi të lartë.



Të tjera
Dy kivi në ditë ndihmojnë shëndetin
Çaji me ananas dhe kanellë për të humbur peshë
Çaji i mollës ndihmon në shërimin e astmës dhe bronkitit