Ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Floridas, kanë kryer sot patrullime të rregullta përgjatë kufirit të Kosovës, transmeron KosovaPost.
KFOR ka publikuar pamje nga patrullimi i sotëm, duke thënë e KFOR kujdeset për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë vetëdijesimi për këmbësorët në rajonin e Mitrovicës
Rama ia pezullon lejen ekspozitës “M@sakrat në Kosovë”