Fitorja e mbrëmshme e Kosovës që e afron vetëm një hap drejt Botërorit mori jehonë ndërkombëtare.
Për ta tash ka shkruar edhe mediumi i respektuar britanik, The Guardian.
“Çdo gjë është e mundur. Kosova një ndeshje larg përrallës së Kupës së Botës” mban titullin kjo copëz shkrimi që përmbledh rrugëtimin epik të djemve dardanë.
Artikulli i tyre përshkruan rrugëtimin e Dardanëve drejt ndeshjes vendimtare që dërgon në Kupën e Botës, si dhe festën që pasoi pas triumfit të madh në Sllovaki.
“Kemi tifozë emocionalë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lejojmë veten të bëjmë gabime. Suksesi arrihet vetëm duke ruajtur qetësinë”, citon në një moment The Guardian selektorin e Kosovës, Franco Foda.
Edhe fjalët e piratit Vedat Muriqi zënë vend në artikull, i cili ka komentuar simbolikën e pjesëmarrjes potenciale në garën më të madhe për kombe në futboll.
“Sulmuesi yll i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili luan për Mallorcën në Spanjë, tha se arritja në Kupën e Botës është kulmi i karrierës së një futbollisti dhe se vetëm ‘një hap i vogël’ u ka mbetur”, vijon artikulli.
“Pjesëmarrja në Kupën e Botës do të ishte një arritje emocionuese për një shtet, pavarësia e të cilit u shpall në vitin 2008 dhe që iu bashkua FIFA-s dhe UEFA-s tek në vitin 2016”, thotë mes tjerash the Guardian



Të tjera
Shega, fruti që parandalon plakjen e parakohshme
Komandanti i FSK-së priti në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës
Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit