Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me homologen e tij nga Republika e Kolumbisë, Paula Andrea Cerón Arboleda, ku u riafirmua angazhimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Ministria jonfton se gjatë këtij takimi, palët nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme, si Marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare; Marrëveshjen për konsultime politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme; Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy akademive diplomatike.
Këto marrëveshje, sipas njoftimit, përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit institucional dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.
“Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e heqjes së vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta, me ç’rast palës kolumbiane iu dorëzua drafti fillestar për këtë çështje, si një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe afrimit të mëtejmë ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u njoftua se palët u pajtuan që në një afat të afërt të mbahet raundi i parë i konsultimeve politike në Prishtinë, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, me synim konkretizimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Gjatë qëndrimit në Kolumbi, zëvendësministri Ahmeti u takua gjithashtu me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Nacionale, Javier Baquero, me të cilin diskutoi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në kuadër të një dreke pune, ai zhvilloi takime edhe me përfaqësues të ministrive të kulturës, arsimit, sportit dhe bujqësisë, ku u trajtuan zhvillimet e fundit në këto sektorë dhe u identifikuan mundësi konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm.
Takimet në Kolumbi përmbyllim vizitën e zëvendësministrit Ahmeti në këtë rajon, gjatë së cilës u zhvilluan takime të rëndësishme dhe u nënshkruan gjithsej gjashtë marrëveshje të ndryshme, duke kontribuar në forcimin e pranisë dhe partneriteteve të Republikës së Kosovës në Amerikën Latine, njofton MPJD-ja.



Të tjera
Detoksifikim nga sheqeri, humbni kilet e tepërta dhe bëjeni lëkurën rrezatuese
Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?
Leximi ndihmon në shëndet më të mirë dhe në jetëgjatësi