lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë luftës në Kosovë ku pati pasaktësi të mëdha.
Ekspozita mori shumë kritika në lidhje me detajet e ngjarjeve që shënuan masakrat e ndryshme në Kosovë.
Në komunikatën për media të Fondit për të Drejtën Humanitare thuhet se të dhënat në këtë ekspozitë paraqesin pasqyrë të pasaktë duke shtuar se kjo nuk është çështje interpretimi, por mungesë elementare e njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe leximin e të dhënave të Fondit për të drejtën Humanitare.
Në këtë reagim specifikohet se në Masakrën e Dubravës nuk janë vrarë persona të armatosur siç është paraqitur në ekspozitën e Shkëlzen Gashit.
“Në Burgun e Dubravës nuk janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në tabelën e ekspozitës. Të vrarët ishin të burgosur shqiptarë. Disa prej tyre kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së paraarrestimit, por në momentin e vrasjes nuk ishin luftëtarë. Ata ishin persona të privuar nga liria dhe nën kontroll të plotë të autoriteteve serbe, pra persona të mbrojtur sipas Konventave të Gjenevës. Statusi i tyre i mëparshëm si pjesëtarë të UÇK-së është i rëndësishëm për njohjen shtetërore pas vdekjes dhe për reparacionet materiale për familjet, por jo për përcaktimin e rrethanave të vdekjes”, thuhet në reagim.
“Është veçanërisht shqetësuese që Shkëlzen Gashi përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë për këto gabime te Fondi për të Drejtën Humanitare. Kjo përbën një përpjekje për të diskredituar bazën më të besueshme të të dhënave për viktimat e luftës në Kosovë”.




Të tjera
“Mos i shisni”, porosia e Agim Ademit për biletat
A duhet të hani para apo pas stërvitjes në mëngjes?
Su*lmi SHBA-Izr@el godet kompleksin e metanolit në provincën Bushehr të Iranit