Haxhiu dhe Konjufca nderojnë vi*ktimat e m@sakrës së Podujevës

Haxhiu dhe Konjufca nderojnë vi*ktimat e m@sakrës së Podujevës

Sot, në përvjetorin e masakrave në Podujevë ndaj anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri homazhe në nderim të civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

Haxhiu tha se 27 vjet më parë, njësiti famëkeq serb i njohur edhe për krimet në Bosnje “Shkorpionët” qëlluan mbi 21 civilë shqiptarë në Podujevë.

“Së pari vranë të moshuarit Hamdi Duriqi dhe Selman Gashi, pastaj i nxorën nga shtëpia ku po qëndronin 7 gra dhe 12 fëmijë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu. 32 plumba qëlluan mbi trupat e pesë fëmijëve të familjes Bogujevci. Saranda, 13 vjeçare, Fatosi 12 vjeçar, Jehona 11 vjeçare, Liria 8 vjeçare dhe Genci 6 vjeç, u mbijetuan plagëve të rënda”, theksoi Haxhiu.

Në këtë masakër Saranda Bogujevci humbi 16 anëtarë të familjes, ndërsa ajo vetë u mbijetoi 16 plumbave.

“Ne nuk i harrojmë këto krime të Serbisë, dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Gjaku i të rënëve nuk do të humb kurrë. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta!”, theksoi Haxhiu.