Kosova në epërsi me golin e Asllanit

Do të japim zemrën në fushë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka premtuar se skuadra e tij, do të jep maksimumin në duel me Turqinë.

Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma në finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Asllani pas stërvitjes së sotëm të Kombëtares sonë, tha se nuk i intereson nëse Turqia është favorite, sepse sipas tij, Kosova ka mposhtur edhe Sllovakinë dhe Suedinë që ishin favoritë.

“S’më intereson a janë favorit turqit, pasi ishin edhe Sllovakia e Suedia më herët”, ka thënë Asllani për faqen zyrtarë të FFK-së.

“Ne do ta bëjmë punën tonë e te shohim pas ndeshjes. Do ta japim zemrën në fushë”, ka theksuar sulmuesi i Hoffenheimit.