Shoqatat e dala nga Lufta refuzojnë pjesëmarrjen në “Ditën e Çlirimit”

Veteranët kundër ekspozitës për masakrat, paralajmëron proʻtestë

Organizatat e  dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) kanë dënuar ekspozitën mbi masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të relativizuar krimet serbe dhe për të shtrembëruar historinë e luftës.

Në një konferencë për media, Gazmend Syla nga OVL-UÇK tha se ekspozita është e mbushur me shpifje dhe e financuar me paratë e qytetarëve, duke theksuar se ajo përdhos të vërtetën e luftës dhe sakrificën e viktimave dhe dëshmorëve.

“Sot nuk jemi mbledhur për çështje të zakonshme. Në mes të Prishtinës është përdhosur e vërteta e luftës sonë. Ekspozita relativizon krimet serbe dhe tjetërson sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kur historia vihet në dyshim, nuk kemi të bëjmë me mendime ndryshe, por me një sulm ndaj dinjitetit tonë kombëtar”, tha Syla.

Ai njoftoi gjithashtu se OVL-UÇK do të organizojë një protestë të hënën në ora 13:00 para Kuvendit të Kosovës.

“Përmes kësaj proteste ftojmë të gjithë qytetarët që kanë dinjitet, që e ndiejnë sakrificën dhe që nuk e pranojnë padrejtësinë, të na bashkohen. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, por mbrojtje e historisë së luftës dhe nderim për martirët tanë”, shtoi Syla./rtk