Kosova e mposht Sllovakinë për të siguruar finalen e fazës “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës

Dardanët me njoftim të rëndësishëm për biletat

Tifogrupi i Kosovës, ‘Dardanët’ ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndaj Turqisë në sektorin e tyre (veri), do t’i shpërndahen veç tifozëve me kartelën e anëtarësimit vjetor dhe personave +18 vjeç.

Biletat do të shpërndahen tek ‘Fan Clubi’ i tyre të martën nga ora 17:30.

Më poshtë keni njoftimin e tyre:

“Duke qenë se nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë që në sektorin tonë të ketë keqpërdorim të biletave dhe për të shmangur çdo skenar të tillë ogurzi, ju njoftojmë se shpërndarja e biletave për sektorin e Dardanëve do të bëhet në ditën e ndeshjes ndaj Turqisë.

Shpërndarja do të fillojë të martën, nga ora 17:30, te Fan Club-i ynë pranë stadiumit “Fadil Vokrri”.

Lusim të gjithë anëtarët e tifogrupit që të kontaktojnë përfaqësuesit në qytetet përkatëse, aty ku kanë kryer anëtarësimin vjetor, për t’u koordinuar rreth mënyrës së tërheqjes së biletave dhe për çdo hollësi shtesë.