Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se kanë diskutuar për ndryshimin rregullores për subvencionime, ku do të formohet komisione të posaçme për të vlerësuar kërkesat.
Kjo do të ndodhë pas ekspozitës “Masakrat në Kosovë” në të cilën u paraqitën të dhëna të pasakta, për të cilën Haxhiu në emër të kryesisë shprehu keqardhje.
“Në emër të Kryesisë së Kuvendit shprehim keqardhje tonë për atë se çfarë ka ndodhur, na vjen shumë keq për familjet që janë prekur më së shumti, palët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Pas këtij rasti, si Kryesi e Kuvendit do të marrim hapa për ndryshimin e rregullores ekzistuese me qëllim që të formojmë komisioni të posaçme profesionale që vlerësojnë kërkesa të tilla”, ka thënë Haxhiu pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit të hënën.
Ajo ka thënë se Kuvendi nuk e ka organizuar këtë ekspozitë duke shtuar se aktualisht nuk ka mekanizma për verifikimin e të dhënave.
Haxhiu tha se mbështetja e kësaj ekspozite është bërë në mbështetje nga Kryesia e Kuvendit, me përjashtim të Listës Serbe. Kryeparlamentarja ka thënë se nuk kanë pas indikacione që mund të ketë të dhëna të pasakta.



Të tjera
Disa fakte rreth feminizmit, nuk është lëvizje kundër meshkujve
Gati 200 mln euro për dy mesfushorë
Izraeli dhe SHBA-ja po përgatiten për dështim të mundshëm të bisedimeve me Iranin