Ka nisur me tensione protesta e OVL-UÇK-së kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë në të cilin u paraqiten të dhëna të pasakta.
Protestuesit kanë hyrë me forcë brenda objektit të Kuvendit, ku aty po vazhdojnë protestën.
Përfaqësuese i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se ka dyshime se informacionet për ekspozitën janë marrë nga shërbimet sekrete serbe.
Jashari ka kërkuar që të ndalen shpifjet ndaj luftës së drejtë çlirimtare.
“Ne vlerësojmë veprimin e Komunës së Prishtinës që largoi këto eksponate për të cilat dyshojmë se informacionet janë marrë nga shërbimet sekrete serbe. Dyshimet tona janë se kanë bashkëpunuar me këto institucione të cilat përpjekjet i kanë për të barazuar luftën tonë me atë që ka bërë ushtria serbe në Kosovë”, ka thënë ai.
Veteranja e UÇK-së, Aida Derguti ka thënë se ani pse ka kaluar kohë që prej përfundimit të luftës, shpifjet nuk janë ndalur.
Ajo ka thënë se autorët e këtij shtrembërimi mbajnë përgjegjësi direket bashkë me akterët politikë që e mundësuan atë.



Të tjera
Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë
Trump kěrcënon me shkatërrimin e infrastrukturës energjetike në Iran nëse bisedimet dështojnë
Ylli i Bayernit do të largohet nga klubi në fund të sezonit