Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.Z. dhe F.Rr., zyrtarë të “Pallatit të Rinisë” për veprat penale “Përvetësimi në detyrë”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes, duke realizuar transfere të paautorizuara në llogaritë personale dhe të personave të tjerë.
Me këto veprime, A.Z., akuzohet se ka kryer veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, F.Rr., në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për sigurim, dyshohet se ka ndihmuar A.Z., duke tërhequr mjete financiare në para të gatshme dhe duke ia dorëzuar ato, me ç’rast ka mundësuar përfitimin e kundërligjshëm në vlerë prej 9,250 euro.
Ai ngarkohet për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./t



Të tjera
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhiut për zgjedhjen e Presidentit
Gjërat që e bëjnë lidhjen të zgjasë përgjithmonë
Osmani pret shefin e EULEX-it, temë edhe siguria dhe sundimi i ligjit