Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka arritur një tjetër sukses ndërkombëtar, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Grand Prix” dhe vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Spring Symphonies 2026” në Spanjë.
Në një skenë ndërkombëtare, nën dirigjimin e Vehbi Shosholli përballë dhjetëra orkestrave, të rinjtë përfaqësuan Kosovën ku dëshmuan edhe njëherë talent, përkushtim dhe pasion të rrallë për muzikën.
Nën udhëheqjen e Hana Petrovci, ky triumf nuk është vetëm një arritje për orkestrën, por edhe një moment krenarie për vendin, duke dëshmuar potencialin dhe nivelin e lartë të artistëve të rinj në skenën ndërkombëtare. 



Të tjera
Milanoviq anulon samitin e Procesit Brdo-Brijuni, thotë se ardhja e Vuçiqit në Kroaci nuk është e mundur
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk hani kurrë peshk?
Osmani dekoron dhjetëra personalitete me urdhër presidencial