Përfaqësues të Kombëtares së Turqisë kanë mbajtur në Prishtinë konferencë për media, një ditë para përballjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në konferencë janë paraqitur trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella dhe ylli i Interit, Hakan Çalhanoglu.
Turku, nuk i ndali fjalët e mira për kosovarët duke i quajtur vëllezër.
Më pas, ai ka folur edhe për lojtarët e Kosovës, si Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.
“Unë e njoh Vedatin e Vojvodën, dhe kam shumë shokë shqiptarë, i di disa fjalë edhe shqip, por nuk mund t’i them këtu në konferencë…”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se nuk e nënvlerëson Kosovën.
“Unë kurrë nuk e kam nënvlerësuar asnjë kundërshtar. Kualitetin luan rol, por nesër fiton skuadra që luan më me zemër.”, ka thënë Çalhanoglu.



Të tjera
Haxhiu kërkon drejtësi për të rënët në Abri dhe Milloshevë
Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve dhe të ketë zgjidhje për Presidentin
Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë