Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth kërkesës së presidentes, Vjosa Osmani për antarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë ardhur reagimet e para nga Partia Demokratike e Kosovës, përcjell KosovaPost.
Betim Gjoshi nga ky subjekt politik ka thënë se ishte e pritshme shpallja e kërkesës së Osmanit si e papranueshme.
Ai ka kërkuar që Osmani të emërojë urgjentisht përfaqësuesin e dytë të PDK-së në KQZ, duke garantuar përfaqësimin proporcional të subjekteve më të mëdha parlamentare dhe ruajtjen e pluralizmit politik në institucionin e zgjedhjeve.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës [neni 139, paragrafi 4] për përbërjen e KQZ-së dhe praktika institucionale e ndjekur nga vetë Osmani [2021] – janë dëshmi e mjaftueshme për të drejtën e PDK-së që, si grup i dytë më i madh parlamentar, të përfaqësohet në KQZ me 2 anëtarë.”, ka shkruar Gjoshi, njëherësh ish-anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së.



Të tjera
Kjo ju ndodh nëse hani mish më shumë se sa duhet
Haxhiu kërkon drejtësi për të rënët në Abri dhe Milloshevë
Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve dhe të ketë zgjidhje për Presidentin