Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare më 2 prill, ku do të shqyrtohen disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kredive për projekte energjetike dhe infrastrukturore. Seanca u vendos pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, e drejtuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, transmeton KosovaPost.
Gjatë seancës do të shqyrtohen projektligje për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë: Projektligjin për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor; Amendamentet nr. 3 dhe nr. 2 të Marrëveshjeve Financiare me Bashkimin Evropian për Programet IPA 2018 dhe IPA 2017; marrëveshje kredie për projektin e energjisë diellore në KEK – Porta Globale dhe për efiçencën e energjisë në ndërtesa publike me BERZh; Marrëveshjen e Kredisë për Rrugën me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë; dhe Marrëveshjen e Kredisë për Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë.
Në seancë do të formohen komisione ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, tre anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe dy nga komunitetet jo shumicë në të njëjtin institucion, si dhe gjashtë anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
Rendi i ditës përfshin gjithashtu propozimin e GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare, shqyrtimin e Buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026 dhe formimin e komisionit ad-hoc për hartimin e Projektligjit për Parandalimin e Vetëvrasjes.



Të tjera
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në G@zë
Kjo ju ndodh nëse hani mish më shumë se sa duhet
Haxhiu kërkon drejtësi për të rënët në Abri dhe Milloshevë