Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për veprimet që ka ndërmarrë rreth hetimeve për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media, kjo prokurori ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve, është intervistuar autori dhe organizatori i kësaj ekspozite, Shkëlzen Gashi, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
“Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit, është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore.



Të tjera
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në G@zë
Kjo ju ndodh nëse hani mish më shumë se sa duhet
Haxhiu kërkon drejtësi për të rënët në Abri dhe Milloshevë