FSK hap konkurs për 320 ushtarë të rinj

Bordi i Paqes mirëpret vendimin për dërgimin e FSK-së në Gazë

Bordi i Paqes ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të Qeveria e Kosovës për dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në Gazë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në funksion të paqes dhe rindërtimit.

 

Në një postim në rrjetin social X, Bordi i Paqes theksoi mbështetjen për këtë vendim.

“Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë”, thuhet në postim.

Sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, pas vendimit të ekzekutivit, çështja i kalon Kuvendit për shqyrtim dhe votim, ndërsa në fund kërkohet edhe miratimi nga presidenti i vendit.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, u shpreh se “jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe të ndihmojmë popullin e Gazës, sepse edhe vetë kemi qenë dhe jemi përfitues të forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci theksoi se ky angazhim synon të dëshmojë rolin e Kosovës si një partnere e besueshme në skenën ndërkombëtare.

“Ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombëtar të shtetit tonë, afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe e vendos republikën tonë në radhën e shteteve që jo vetëm përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë vazhdimisht në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar”, tha ai.