Presidenti kroat anulon takimin e Brdo – Brionit, shkak sjelljet e Vuçiqit

Presidenti kroat anulon takimin e Brdo

Presidenti Kroat Zoran Milanoviq ka njoftuar se ka anuluar takimin e sivjetmë në Brdo Brioni . Sipas tij takimi rajonal u anulua për shkak të deklaratave politike dhe veprimeve të presidentit tl Serbisë Aleksandër Vuçiq.

 

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka bërë të ditur se ka anuluar takimin e sivjetmë Brdo-Brioni, gjatë së cilit mblidhen vendet e rajonit duke shtuar se ka marrë këtë vendim për shkak të deklaratave politike si dhe veprimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas Milanoviq deklaratat e Vuçiq të ditëve të fundit janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin e takimit në Brdo- Brioni dhe dëmtojnë marrëdhëniet ndër shtetërore si dhe kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Jug Lindore.

Nën këtë rrethana presidenti kroat nuk beson se ekzistojnë kushte që presidenti i Serbisë të arrijë në Kroaci.

Takimi i ardhshëm Bdro-Brioni do të organizohet kur kushtet ta lejojnë një gjë të tillë.