Policia e Kosovës ka raportuar për vjedhjen e një trafoje të energjisë elektrike dhe naftës në disa automjete në Fushë Kosovë.
Më konkretisht rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë.
“Është raportuar se është vjedhur trafoja e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë”, thuhet në raportin 24-orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.



Të tjera
Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe
‘Borxhin e keni larë në 1999”
Këtë frut duhet ta konsumoni çdo ditë