Një restorant në Prishtinë ka vendosur të mirëpresë tifozët turq me një gjest simbolik, duke ofruar kafe dhe çaj falas për të gjithë ata që kanë ardhur në kryeqytet për të ndjekur nga afër ndeshjen që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një fotografi e vendosur në hyrje të lokalit është shpërndarë në rrjete sociale, ku shkruhet: “Sot rivalë, por gjithmonë miq”.
Në mesazhin e plotë, restoranti thekson mirënjohjen me fjalët: “Kafe dhe çaj falas për tifozët turq. Borxhin e keni larë në 1999”, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja historike Kosovë-Turqi nis në orën 20:45.



Të tjera
Përfitimet e shumta shëndetësore që marrim nga ullinjtë
Dieta mesdhetare parandalon diabetin e sëmundjet e zemrës
Përse nuk na pëlqen dita e hënë?