Trajneri i Turqisë Vincenzo Montella, ka folur për Klan Kosovën pas ndeshjen me Kosovën në të cilën skuadra e tij triumfoi minimalisht 0:1.
Montella tha se “Dardanët” i vunë goxha në vështirësi.
“Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror”, deklaroi për Klan Kosovën strategu italian.
Ai falënderoi për organizimin dhe sportivitetit kryetarin e FFK-së Agim Ademin dhe selektorin Franco Foda.
Trajneri italian tha se ata erdhën tek mesi i fushës për t’i uruar.



Të tjera
Përse nuk është zbuluar kura kundër kancerit?
Si t’i lash xhinset për t’i pasur gjithmonë të reja
Udhëtoni në avion? Ja sa ju dëmton ajri brenda tij