LDK kërkon seancë parlamentare për çmimet e naftës

LDK kërkon seancë parlamentare për çmimet e naftës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka njoftuar se LDK ka kërkuar mbajtjen e një seance parlamentare për të premten, në lidhje me çmimin e lartë të naftës.

Seanca është thirrur nga LDK për të diskutuar mbi masat që Qeveria duhet të ndërmarrë për këtë çështje.

“Me ftesën e Lidhja Demokratike e Kosovës të premten do mbahet seancë parlamentare për çmimet e naftës. Për informim do të diskutohet çfarë po bën Qeveria (kjo kalon se nuk bën gjë) por do diskutohet si përfiton nga kjo gjendje, nga ne qytetarët edhe çfarë do bënte një Qeveri njëmend e Kosovës. Do thuani pse këta çfarë janë, VV?! Këta janë administratorë kolonial, na administrojnë si të ishte Kosova koloni e huaj, komb i huaj, e jo vend i tyre”, ka shkruar ajo.