Gjesti i madh i Yildiz: Ylli botëror harroi festën dhe vrapoi për ta përqafuar Zhegrovën

Ylli botëror harroi festën dhe vrapoi për ta përqafuar Zhegrovën

Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 1-0 në shtëpi nga Turqia në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Golin që i dha kualifikimin Turqisë e realizoi sulmuesi Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti ylli i Juventusit, Kenan Yildiz i cili në fund u zëvendësua pas 89 minutash në lojë.