250 mln euro për Yamal, Laporta refuzon ofertën për spanjollin

Jam mysliman, Elhamdulilah! Ishte një sjellje e patolerueshme

Lamine Yamal ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të Spanjës që kënduan një këngë anti-myslimane pas barazimit 0-0 të Spanjës me Egjiptin në duelin e luajtur në Barcelonë. Gjatë 10 minutave të para të ndeshjes, tifozët vendas u dëgjuan duke kënduar: “kërce, kërce .. kush nuk kërcen është mysliman”. Egjipti është një vend ku feja kryesore është Islami.

Jamal, sensacioni i Barcelonës dhe Spanjës me prejardhje marokene, është gjithashtu një mysliman praktikues dhe pas ndeshjes pati një reagim. “Jam mysliman, Elhamdulilah.

Dje në stadium u dëgjua një thirrje: ‘Kush nuk kërcen është mysliman’. E di që ishte drejtuar ndaj ekipit kundërshtar dhe jo personalisht ndaj meje, por si mysliman, kjo mbetet sjellje e papranueshme dhe mungesë respekti. E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë të tillë, por për ata që përdorin fraza të tilla, përdorimi i fesë për tallje në stadium ju bën njerëz injorantë dhe racistë. Futbolli është krijuar për argëtim dhe përkrahje, jo për të ofenduar njerëzit për atë që janë apo çfarë besojnë. Dhe në fund, faleminderit tifozëve që na mbështetën, shihemi në Kupën e Botës”, ka thënë Jamal.

Sipas disa mediave, Jamal ishte i vetmi lojtar spanjoll që nuk duartrokiti tifozët pas ndeshjes dhe thuhet se u largua nga stadiumi me kokë ulur, i shoqëruar nga sigurimi.