FIFA publikon ranglistën e re, Kosova mbetet në pozitën e njëjtë, Shqipëria bie në renditje – Ekonomia Online

FIFA publikon ranglistën e re, Kosova mbetet në pozitën e njëjtë, Shqipëria bie në renditje

FIFA ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve.

Në renditjen e re të FIFA-s, Kosova mbetet në pozitën e njëjtë (78) me 1318.83 pikë duke shënuar rënie në 6.60 pikë pas humbjes nga Turqia.

Në anën tjetër Shqipëria ka pësuar rënie për një pozitë (64) me minus 3.58 pikë pas humbjes së mbrëmshme në miqësore nga Ukraina.

Ndërkohë kundërshtari i Kosovës në finalen e “play-off”-it, Turqia, është ngritur në pozitën e 22-të duke shënuar përmirësim në 3 pozita pasi fitoi 6.60 pikë nga fitorja në “Fadil Vokrri”.

Ndryshim ka në pozitat e para aty ku Franca ka marrë primatin duke lënë pas Spanjën në vendin e dytë dhe Argjentinën në vendin e tretë.