Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është “plotësisht” nën kontrollin e tij, duke kundërshtuar drejtpërdrejt deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump.
Në një reagim të publikuar në Telegram, IRGC theksoi se situata në këtë korridor jetik detar është “plotësisht dhe në mënyrë vendimtare” nën kontrollin e marinës së saj dhe se nuk do t’u rihapet “armiqve të këtij kombi përmes teatrit të presidentit amerikan”.
Më herët gjatë së mërkurës, Trump deklaroi se Irani i kishte kërkuar SHBA-së një armëpushim, duke shtuar se një kërkesë e tillë do të shqyrtohej vetëm nëse Teherani rihap Ngushticën e Hormuzit për qarkullimin detar. Ai shtoi gjithashtu se deri atëherë, SHBA-ja “po e shkatërron Iranin” dhe po e kthen “në Epokën e Gurit”./shenja



Të tjera
Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan
Faktorët që ju shkurtojnë jetën
Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kri*minel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë