nteresim të jashtëzakonshëm shfaqën tifozët kosovarë për të parë nga afër finalen e “play-off”-it mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka ngritur shqetësim duke kërkuar në mënyrë urgjente ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar.
Ademi, për Klan Kosova thotë se kërkesat ishin të larta në platformë duke potencuar se rreth 400 mijë persona shprehën interesim për një biletë në finalen Kosovë-Turqi.
Duke folur për pritjet dhe objektivat që nuk u realizuan, i pari i FFK-së pranoi se ëndrra ishte shumë afër, por mungoi fati në momentet vendimtare.
Kreu i FFK-së, konfirmoi se trajneri Franco Foda do të vazhdojë të mbetet në krye të ekipit.
Ademi gjithashtu vlerësoi angazhimin e lojtarëve dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve në ndeshjen që Kosova e humbi ndaj Turqisë, të martën mbrëma.



Të tjera
Rritet numri i bizneseve të reja, mbi 1 mijë u regjistruan vetëm në shkurt
6 shenja të sëmundjeve të zemrës që s’duhet injoruar
Adoleshentët po i shqetëson më shumë ankthi dhe depresioni