Kryeministri Albin Kurti ka thënë se së shpejti në Kuvend do ta sjellin Projektligjin për Çmimet Tavan, derisa ka kërkuar mbështetjen e partive opozitare, sepse tha se i njëjti mbron nga abuzimi me çmime të larta të gjithë qytetarët.
Kryeqeveritari tha se nëse shteti duhet të jetë i drejtë në ekonomi, ai duhet të jetë po aq i drejte në hapësirën publike.
“Hapësira publike është e të gjithëve, që do të thotë i asnjërit me emër të përveçëm, dhe këtu hyn një tjetër çështje që nuk mund të anashkalohet. Një demokraci nuk jeton vetëm nga vota qytetare, por edhe nga fjala e thënë. Dhe kjo duhet të jetë e lirë për të qenë e vlefshme. Por, fjala nuk mund të jetë e lirë nëse është e kapur nga interesa të fshehta”, tha kryeministri.



Të tjera
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në politikën e jashtme
Vetëvendosje kërkon nga Osmani t’ia emërojë anëtarin e tretë në KQZ
Vendimi i Gjykatës Speciale, goditje ndaj procesit të drejtë