Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur në takim të rinj nga Kosova të cilët janë rikthyer pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves është shprehur i emocionuar për kontributin e të rinjve në shoqëri.
“Studiuesit tanë më të fundit të shkëlqyer të bursës Chevening erdhën për një çaj pasditeje në Rezidencën time. Studimet në Britani i kanë kthyer ata në Kosovë me aftësi dhe njohuri unike në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale, industria e filmit, terapia e të folurit dhe ekonomia e mirëqenies. Jam i emocionuar të ndjek kontributin e tyre në shoqëri, ndërsa i bashkohen komunitetit tonë të mrekullueshëm të alumnëve Chevening”, ka shkruar ai në Facebook.



Të tjera
Arsenali pas sulmuesit që kushton 100 milionë euro
Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror, Presidenti Gravina jep dorëheqjen
Cila është diferenca ideale e partnerëve për të pasur një martesë të lumtur?